Dy ditët e ardhshme mot pranveror
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë do të mbajë mot kryesisht pranveror.
“ Kjo situatë e krijuar meteorologjike vije si pasojë e fushave të fuqishme anticiklonike të cilat janë të stacionuara mbi Gadishullin e Ballkanit. Sa i përket temperaturave minimale ato mbesin të ulëta gjatë natës, minimalet do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius. “, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.