Kryetari Bali Muharremaj e pi kafen e mëngjesit me punëtorët e Ekoregjionit
Kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj përmes një fotografie të postuar ka treguar se kafën e mëngjesit e ka pirë me punëtorët e Ekoregjionit.
Ai ka thënë se punëtori duhet respektuar dhe nderuar.
Postimi i plotë:
Mirëmëngjesi
Kafen e mëngjesit e fillova me punëtorët e Ekoregjionit të cilët kujdesen çdo ditë për ambientin tonë.
Respektoni dhe nderoni punëtorët kudo që i takoni.Bali Muharremaj