Eposi ynë në 30 minuta
Një djep në skaj të skenës me elemente të tjera të eposit tonë dhe ninulla e kënduar nga Eranda Bytyçi është fillimi e shfaqjes “Eposi në skenë” me ide dhe koreografi të Gëzim Sertollajt e regji të Luan Kryeziut.
Eposi ynë në 30 minuta shpërfaqi para shikuesve këngë kreshnike më sharki e me lahutë, valle të qendresës, deri te martesa.
Ninulla e kënduar nga Eranda Bytyqi dhe kënga për Skenderbeun e kënduar nga Tom Sokoli e hapën shfaqjen ndërsa në skenë më pas dolën tre valltarët të cilët kujtuan epokën e qendresës.
Një dhendër dhe një njuse paralajmëruan këngët tona e “Eposit tonë” dhe vallet që pasuan janë historia jonë.
Në 30 minuta “Eposi në skenë” mbërthyen në vete fragmente të jetës në këtë tokë./Prizreni Sot/