Skandal në DKA/Burri kryetar i komisionit në konkurse, bashkëshortja kryetare e komisionit të ankesave
Në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Prizren skandalet nuk kanë ndërmend të ndalen. Siç shihet në dokumentet e publikuar, në pjesën më të madhe të komisioneve të konkurseve për mësimdhënës në DKA-në e Prizrenit, kryetar i komisioneve është emëruar drejtori i shkollës së Krajkut “Mit’hat Frashëri”, Hemë Çoçaj, ndërsa bashkëshortja e tij Shqipe Shatri është emëruar kryetare e komisionit të ankesave dhe parashtresave në të njëjtet konkurse, e cila është sekretare e shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj.
Ligji 06/L-011 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik e cili precizon saktë se nuk mund të emërohen në funksione publike dy anëtarë të së njëjtës familje, në organe që kanë objekt shqyrtimi lëndë të njëri-tjetrit.
Nuk është parë ndonjëherë deri më sot që bashkëshorti të emërohet kryetar i komisionit në konkurse, ndërsa bashkëshortja e tij të emërohet për të njëjtet konkurse kryetare e komisionit të ankesave. Këto emërime janë në shkelje të plotë ligjore 06\L-011 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.
Ftohen organet e drejtësisë që të hetojnë për të zbardhur këto raste. Partnerët Çoçaj dhe Shatri janë të dëgjuarit e partisë në pushtet dhe për shkak të besushmërisë që kanë, drejtoresha Xhemile Thaçi Vezgishi, ia kanë lënë në duar të gjitha konkurset e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren. Drejtori i shkollës së Krajkut Hemë Çoçaj dhe bashkëshortja e tij Shqipe Shatri-Çoçaj, e cila është sekretare në Gjonaj, prej muajsh në shkelje të plotë punojnë në DKA me orar të plotë, duke mos u marrë për asnjë moment me detyrat dhe përgjegjësitë që e takojnë në funksionet ku janë zgjedhur.
Çifti Çoçaj dhe Shatri janë pazarxhinjtë kryesorë të punësimeve në DKA.
Zyra për Informim,
NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren.