4 lokale mbyllen në Prizren, nuk i respektuan masat AnitCovid-19
Me datën 09 mars 2021, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.
Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti covid-19 në qendrat tregtare dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, policia ka shqiptuar 114 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar keto masa në bazë të ligjit 07/L-006, janë kontrolluar gjithsej 8 lokale dhe nga këto janë mbyllur 4 lokale gjithsej për moszbatim te masave.
Por në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar edhe 166 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion.
Aktualisht policia është në realizim te planit operativ “Rripi i sigurisë”, i cili plan ka filluar nga data 08 mars dhe do të vazhdojë deri më datë 15 mars 2021, me qëllim vetëdijesimin dhe zbatimin e ligjit të komunikacionit rrugor që drejtuesit e automjeteve në mënyre permanente të vendosin rripin e sigurisë gjatë drejtimit të automjeteve.
Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të Vendimit të Qeverisë.