Policia kryen aksion në Prizren për mbrojtjen e masave kundër COVID-19

Dje Policia e Kosovës ka kryer një aksion në Prizren për mbrojtjen e masave kundër COVID-19,

Me këtë rast policia ka kryer kontrollë në disa lokacione, në lagjen Arbana, në rrugën “Beteja e Pashtrikut” dhe në rrugën “Ismail Kryeziu”, në fshatin Korishë dhe në Landovicë.

Gjatë kryerjes së detyrës zyrtare policia ka shqiptuar 68 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar këto masa në bazë të ligjit 07/L-006, dhe gjithsej 4 fletë-paraqitje për bizneset e gastronomisë të cilët nuk e kanë respektuar orarin.

Por, policia gjatë kontrollit në këto lokale ka gjetur edhe 16 puntore-valltare shtetase të Republikës së Shqipërisë të cilat kanë qenë duke punuar pa dokumentacion të rregullt.

Për këtë policia ka sekuestruar dokumentat dhe ka njoftuar Njësinë për Migrim dhe të Huaj.

Për të gjitha veprimet policore u njoftua prokurori i Shtetit.

Aktivitete të tilla do të jenë në vazhdimësi në parandalim dhe respektim të masave “Covid 19” dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të Vendimit të Qeverisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *