Filloi shpërndarja e shujtave për 13 036 parafilloristë dhe nxënës të klasave nga e para deri në të pestën në Prizren
Të martën, ka filluar shpërndarja e shujtave ditore nga parafillorët deri të klasa e pestë në komunën e Prizrenit. Përfitues të këtyre shujtave do të jenë 13 mijë e 36 fëmijë.
Prindërit e nxënësve që do të përfitojnë këto shujta ditore nga komuna, Ardian dhe Ymridin Susuri nga Zhuri, e kanë vlerësuar të rëndësishëm fillimin e shpërndarjes së këtyre shujtave dhe se së një gjë e tillë sipas tyre, paraqet lehtësim ekonomik për familjet e nxënësve.
Në mesditë, kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Xhemile Thaçi- Vezgishi, kanë vizituar shkollat “Haziz Tola” në Prizren dhe “Dëshmorët e Zhurit” në Zhur, ku simbolikisht kanë bërë shpërndarjen e shujtave të para.
Kryetari Haskuka, tha se sot ndjehemi të lehtësuar për fillimin e realizimit të këtij projekti për të cilin kemi ndarë buxhet qysh në vitin 2019, theksoi ai.
Drejtoresha e Arsimit, Xhemile Thaçi- Vezgishi, tha se përfitues të shujtave që përmbajnë nga një pjekurinë ditore dhe qumësht i prodhimit slloven që do të shpërndahet një herë në javë janë 13 e 36 parafilloristë dhe nxënës nga klasa e parë deri në të pestën, dhe se projekti që ka kushtuar 162 mijë dhe implementohet deri në fund të këtij viti shkollor, i dedikohet lehtësimit ekonomik për prindërit dhe barazisë sociale për të gjithë nxënësit.
Këtë projekt e vlerësuan të rëndësishëm edhe drejtorët e shkollave ku u shpërndanë simboliksiht këto shujta, Miran Ferati dhe Ismen Ajazaj.
Sipas drejtuesve të komunës së Prizrenit, do të shqyrtohen mundësi që këto shujta nga fillimi i vitit të ri shkollor 2021-2022 të iu shpërndahen edhe nxënësve të klasave më të larta./Tv Prizreni