Autoritetet lokale harrojnë moton “Duaje tënden”, ndajnë ndihma të produkteve të jashtme
Disa nga krerët e komunave kanë rënë nga testi i motove të proklamuara “Duaje tënden”. Tashmë kur pandemia Corona 19 ka shkaktuar një krizë të thellë ekonomike ky togfjalësh në vend të sforcohet me veprime konkrete të autoriteteve lokale duke u përqendruar në produktet vendore, janë pozicionuar në furnizimet me produkte të jashtme sidomos ato themelore me të cilat janë stërmbushur stoqet e kompanive vendore, shkruan Kosova.info.
Ditë më parë në komunën e Fushë Kosovës ka filluar shpërndarja e një sasie prej 22 tonë miell për qytetarët në nevojë nga Qendra për Punë Sociale dhe Kryqi i Kuq, Shoqata e Invalidëve të Luftës dhe Shoqata e Grave.
Kjo sasi iu shpërnda kategorive sociale në nevojë. Ndërsa është paraparë që një sasi nga ky kontingjent do të shpërndahet edhe për komunitetet tjera që jetojnë në Fushë-Kosovë.
Megjithatë vlen të theksohet se e gjithë kjo sasi ka ardhur nga Serbia, ndërkohë që hambarët me prodhim vendor janë të mbushur. Është alarmuese sidomos tani kur prodhuesit tanë janë duke u ballafaquar me një krizë e shkaktuar nga pandemia Covid 19.
Edhe autoritetet lokale në Prizren kanë reflektuar negativisht në thirrjen e proklamuar zëshëm “Duaje tendën” nga vetë kryetari i kësaj komune Mytaher Haskuka, subjekti i të cilët dikur rrotullonte kamionët me produkte të Serbisë.
Ai të enjten ka vendosur që nxënësve t’iu shpërndaj qumësht slloven.
Qumështarët tanë protestuan, e derdhën qumështin në kërkim të mbrojtjes së prodhimeve vendore, teksa Haskuka vendosi që qumështin ta marrë nga Sllovenia.
Për importimin e qumështit slloven askush nuk është kundër, mirëpo është i çuditshëm fakti që derisa qumështarët tanë ankohen dhe nuk arrijnë të shesin qumështin, komuna vendos të furnizohet nga operatorë të jashtëm ekonomik.
Patriotizëm është ta duash tënden, sepse duke konsumuar prodhime vendore ne e mbajmë ekonominë në këmbë.
Kosova.info, ka tentuar të marr prononcime nga zyrtar të këtyre komunave, por ata kanë qenë të pa qasshëm. /Kosova.info/