As sot nuk ka vende të lira në Klinikën Infektive, 120 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar

Në Klinikë Infektivë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë duke u trajtuar 120 pacientë, këtë e ka konfirmuar u.d i drejtorit të kësaj Klinike, Izet Sadiku.

Ai më tej ka treguar se 90% e pacientëve ose 110 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe sa kjo klinikë është stërmbushur dhe nuk ka më vende të lira.

“Numri i pacientëve me koronavirus në Klinikën Infektive është 120, ku ka disa javë që vazhdon të jetë me kapacitete të mbushura që i bie 120 pacientë për arsye se ka kaq kapacitete Klinika Infektive”, ka thënë ai.

Ai është shprehur se me paraqitjen e rasteve të fundit kjo klinikë është shndërruar në klinikë gjysmë intensive.

“Në Klinikën prej 120 janë 110 që i bie 90% dhe realisht klinika jonë me paraqitjen e rasteve të fundit është shndërruar në klinikë gjysmë intensive sepse një numër i madh me oksigjenoterapi duhet trajtim paraintenziv”, ka shtuar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *