“Kompania në sulm” – Pamje nga ushtrimet e këmbësorisë së FSK-së
Bazuar në planin stërvitor, në zonën e maleve Jezercit, Regjimenti i Parë i Këmbësorisë sot filloi Stërvitjen Fushore “Iron 1 Alfa” i cili do të vazhdoj edhe në katër ditët e ardhshme.
Për të përcjellë nga afër demonstrimin e operacioneve stërvitore në ditën e parë, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj i shoqëruar nga komandanti i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së, gjeneral brigade Fadil Hadërgjonaj, shefi i Stafit të SHPFSK-së, gjeneral brigade Jeton Dreshaj dhe shefi i Departamentit G3/7 të SHPFSK-së, kolonel Ejup Maqedonci vizitoi pjesëtarët e angazhuar në vend-ushtrim.
Sipas tij, qëllimi kryesor i stërvitjes është testimi i gatishmërisë operacionale për operacionet e planifikuara sipas misionit të cilat do të demonstrohen në stërvitjen kryesore “Defender-Europe 21”.
Më pas njësitet në fushëbetejë, sipas skenarit ekzekutuan operacionin “Kompania në sulm”.