676 pacientë po trajtohen nga COVID-19
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, bazuar në raportin e datës 27 prill 2021, vërehet ulje e numrit të pacientëve që po trajtohen në klinikat e QKUK-së, por edhe spitalet e përgjithshme, njofton SHSKUK.
542 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 27 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 526 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 287 pacientë
15 prej tyre në gjendje të rënduar
210 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë
236 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave
Klinika Infektive 101 pacientë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive) 59 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno) 13 pacientë
Klinika e Pulmologjisë me 81 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 16 pacientë + 2 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive
Klinika e Pediatrisë, 15 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 2 paciente
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 389 pacientë
22 prej tyre në gjendje të rënduar
332 të konfirmuar pozitivë
290 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 58 pacientë
Spitali i Gjakovës, 74 pacientë
Spitali i Pejës, 87 pacientë
Spitali i Gjilanit, 62 pacientë
Spitali i Ferizajt, 46 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 45 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 17 pacientë