Haradinaj për iftar në Prizren: Vlerat shpirtërore gjithmonë na kanë bërë bashkë si popull

Lideri i AAK-së, Ramush Hradinaj, sot pasdite ka qëndruar në Prizren në një iftar të organizuar nga kryetari i Shoqatës “Esnaf”, Varis Gjelani. Ai me këtë rast ka vizituar disa biznese për të parë nga afër gjendjen e krijuar pas pandemisë ku dhe ka shprehur përkrahje për hapjen e mëtutjeshme të ekonomisë, veçanërisht sektorit të gastronomisë.

Haradinaj më tej ka thënë se rimëkëmbja ekonomike, kërkon intervenimin e shtetit në favor të ruajtjes së vendeve të punës.

Shkrimi i plotë i Haradinajt:

Në Prizrenin e bukur, sonte na bashkoi miku im Varis Xhejlani.

Vlerat shpirtërore gjithmonë na kanë bërë bashkë si popull e iftari paraqet përpos gëzimin për agjëruesit edhe barazinë e solidaritetin mes atyre që ndajnë ushqimin mes vete.

Paraprakisht, kam vizituar biznesin e Jahja dhe Besfort Brikës dhe kam shprehur edhe njëherë përkrahjen time për hapjen e mëtutjeshme të ekonomisë, veçanërisht sektorit të gastronomisë.

Gjithashtu, me Varisin i cili kryeson Shoqatën “Esnaf”, shkëmbyem mendime për pasojat e shkaktuara nga gjendja pandemike, sidomos për kategorinë që ai përfaqëson, biznesmenët dhe zejtarët.

Rimëkëmbja ekonomike, kërkon intervenimin e shtetit në favor të ruajtjes së vendeve të punës, ndalimit të degradimit të mëtutjeshëm ekonomik dhe ndalimin e rritjes së varfërisë. Është koha për vendime të guximshme që të ndalohen pasojat afatgjate të krizës ekonomike.

Varisin e falënderoj për mikpritjen, e besimtarëve agjërim të lehtë e të pranuar!

RH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *