Rukiqi kërkon ndryshimin e Ligjit për festat zyrtare
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se Ligji për Festat Zyrtare duhet të ndryshojë sa më shpejtë.
Sipas tij, është e pakuptimtë humbja e 10 ditëve punë, vetëm pse një festë zyrtare qëllon të jetë në fundjavë.
“Uroj që ‘vikendi’ i sapopërfunduar të jetë alarmi i fundit për çoroditjen që e kemi në kalendarin e festave zyrtare. Ligji për festat zyrtare duhet të ndryshojë sa më shpejtë që është e mundur. Nuk ka kuptim që brenda vitit të humben mbi 10 ditë punë vetëm pse një festë zyrtare qëllon të jetë në fundjavë”, ka shkruar ai.