SHMP “Abdyl Ramaj” në Suharekë nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Spitalin Regjional të Prizrenit
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj në profilin e tij në facebook ka njoftuar se sot ka nënshkruar Memorandum të Bashkëpunimit me Drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm Regjional të Prizrenit z.Afrim Avdaj, për bashkëpunim të mëtejshëm dhe për gadishmërinë në ofrimin e ndihmës në hapjen e drejtimit për Shëndetësinë në SHMP “Abdyl Ramaj” në Suharekë.
Postimi i plotë
Bashkë me drejtorin z.Destan Berisha të SHMP “Abdyl Ramaj” në Suharekë, kemi iniciuar procedurat para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për hapjen e Profileve të Lëmit Shëndetësi, prandaj i kemi parashtruar Spitalit të Përgjithshëm Regjional “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren – KËRKESË, për kryerjen e praktikës profesionale për nxënës.
Shkolla e Mesme e Lartë Profesionale “Abdyl Ramaj” në Suharekë është në proces për hapjen e Drejtimit Shëndetësi për vitin shkollor 2021-22.
Për këtë vit kemi planifikuar hapjen e profileve:
1) Asistent i Kujdesit Social Shëndetësor
2) Asistent i Fizioterapisë
Duke marrë parasysh kapacitetet e Spitalit të Përgjithshëm Regjional “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren dhe kapacitetet që i posedon, i është kërkuar Drejtorit të Spitalit z.Afrim Avdaj që pjesën e praktikës profesionale të paraparë sipas Kurrikules Arsimore të MASHTI-it, t’u lejojnë dhe të i përgatisin nxënësit tanë të mësuarit në vendin e punës për përgatitje për tregun e punës që të jenë në shërbim të qytetarëve tanë në të ardhmen.
Andaj, jemi mirënjohës për angazhimin e këtij bashkëpunimi i cili ka synim në të ardhmen shërbimin ndaj qytetarëve.
Urime !
Bali Muharremaj