Nga Gjermania e Zvicra fluksi më i madh i mërgimtarëve që fluturuan drejt Kosovës gjatë majit
Festa e Fitër Bajramit ka bërë që shumë bashkatdhetarë të marrin rrugën drejt Kosovës. Vetëm sot në Kosovë kanë arritur katër aeroplanë, teksa deri në mesnatë pritet që në Kosovë të arrijnë edhe 19 aeroplanë të tjerë me udhëtarë nga Zvicra e Gjermania, shkruan Gazeta Express. Fluks të udhëtimeve sipas të dhënave nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka pasur gjatë gjithë kësaj pjese të parë të muajit maj.
Nga orët e para në të mëngjesit e deri më tani, katër aeroplan me udhëtarë kanë ateruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Deri në orët e mesnatës, bë Kosovë pritet të vijnë edhe 17 të tjerë nga vende të ndryshme.
E fluks të udhëtimeve për në Kosovë ka pasur gjatë tërë muajit maj.
“Në datat 1-12 Maj 2021 janë operuar 134 fluturime komerciale me 22.500 udhëtarë në ardhje dhe 14.000 në shkuarje”, ka thënë zëdhënsja e Aeoportit, Valentinga Gara për Gazetën Express.
Më tutje ajo deklaroi se me së shumti udhëtarë kanë ardhur nga Zvicra dhe nga Gjermania.
“Zvicra dhe Gjermania kanë prirë me numër fluturimesh dhe udhëtarësh për në Kosovë”, ka thënë ajo.
Në ndërkohë, pritet që edhe nesër të ketë fluks të madh të fluturimeve drejt Kosovës.
Gjithsej nesër në Kosovë pritet të vijnë edhe 11 aeroplan me udhëtarë nga vendet jashtë Kosovës.