Vdes prizrenasi që u lëndua gjersa po punonte në fushë
Një person nga Romaja e Prizrenit nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve që i mori nga një lëndim që pësoi gjersa po punonte në fushë para katër ditësh.
Policia e Kosovës ka njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme.
“Prizren, 11.05.2021-14:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke kryer disa punë fushe ishte rrëzuar nga një lartësi rreth 2 metra dhe kishte pësuar lëndime trupore. Viktima fillimisht ndihmën e parë mjekësore e kishte marrë në emergjencën e Prizrenit pastaj për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është dërguar në QKUK. Në vendi e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhej në raportin e Policisë.
Ndërkaq, në raportin shtesë të dërguar sot, është bërë e ditur se i njëjti ka ndërruar jetë.
“Fsh. Romaj, Prizren 11.05.2021 – 14:30. Lidhur me rastin raportohet se me datë 14.05.2021 ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë u është liruar familjareve për ceremoni mortore”, thuhet në raport.