Pas 10 viteve mungesë, hapet shërbimi i pediatrisë në QKMF-Suharekë
Pas më shumë se 10 vitesh, në QKMF-Suharekë është hapur shërbimi i pediatrisë.
Vizitën e parë e realizuan prindërit e vogëlushes Roana Kadriaj nga Krushica.
Kryetari Muharremaj theksoi se ky shërbim kishte munguar për fëmijët e Suharekës për më shumë se 10 vite.
Postimi i plotë:
Sot prindërit e voglushes Roana Kadriaj nga Krushica, e realizuan vizitën e parë për vajzën e tyre në Shërbimin e Pediatrisë në QKMF – Suharekë.
Dr.Safete Shurdhaj specialiste e Pediatrisë, do të ofroj shërbime të Pediatrisë në QKMF-Suharekë, një shërbim që ka munguar më shumë se 10 vite, për fëmijët e Komunës së Suharekës.
Po punohet vazhdimisht që të kemi shërbime sa më të mira për qytetarët tanë.