Komuna e Prizrenit: Stacionet e biçikletave afër finalizimit
Komuna e Prizrenit përmes faqes së saj zyrtare, ka noftuar se stacionet e biçikletave janë para përfundimit dhe vines së tyre në funksion. “Për të krijuar një mjedis më të pastër në qytetin e Prizrenit përdorimi i biçikletave luan një rol të rëndësishëm.
Duke marrë parasysh faktin se biçikletat, e sidomos ato elektrike, aktualisht nuk përdoren edhe aq në qytetin e Prizrenit, krijimi i parkingjeve për biçikleta dhe mbushësve për biçikleta elektrike në disa pjesë të qytetit na mundëson rritjen e përdorimit të tyre dhe në të njëjtë kohë ilustron një shembull të vogël të ndikimit të tyre në mbajtjen e një mjedisi më të pastër për të gjithë.
Ky projekt zbatohet në kuadër të projektit “Përkrahje për një Prizren të Qëndrueshëm Projekti për inicimin e VDKZ-ve (Veprimet e Duhura Kombëtare për Zbutje) Urbane”, i zbatuar nga UNDP Kosovo në bashkëpunim me Komuna e Prizrenit, dhe mbështetet nga Austrian Development Agency.”, thuhet në fund të këtij njoftimi.