Qeveria e LVV-së në Prizren e ka humbur rrugën në oborr!
NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, po e përcjellë me shqetësim dështimin e qeverisjes në Prizren e cila është duke dëmtuar rëndë qytetin tonë në të gjitha sferat e përgjegjësisë që ka pushteti lokal.
Ndërhyrja dhe anulimi i konkursit në DKA të cilën dje e bëri z.Haskuka, tregon edhe njëherë papërgjegjësinë e madhe që kjo qeverisje ka në raport me arsimin në Prizren i cili tashmë është futur në kollaps nga ndërhyrjet e “komisarëve politik” të LVV-së, të cilët janë duke degraduar çdo vlerë që ka Qyteti i Prizrenit!
Konkursi i hapur nga DKA në muajin Shkurt dhe anulimi i tij në muajin Qershor kur po përfundon edhe viti shkollorë, tregon shkeljet ligjore të radhës që po bëhen në Prizren.
Ndërhyrja dhe anulimi i konkursit për rekrutimin e punëtorëve të arsimit në prag të fillimit të vitit shkollorë 2019/20 i kishte kushtar nxënsëve të Prizrenit mijëra orë mësimi, vetem pse nuk ishin pranuar “akrrabatë” e Mytës dhe disa militant të LVV- së të cilët nuk plotësonin as kriteret minimale për tu punsuar në arsim.
Dëmi i madh që po i bëhet jo vetëm arsimit në Prizren nga kjo qeveri do ti kushtoj shtrenjtë qytetarëve të Prizrenit, të cilëve muaji Tetor po i duket larg kur do ta denojnë me votë këtë garniturë qeverisëse në Prizren.
Zyra për Informim,
NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren.