Mbi 12 mijë qytetarë të Prizrenit janë vaksinuar kundër COVID-19

Nga muaji prill kur nisi vaksinimi kundër COVID-19 në komunën e Prizrenit, deri tani janë imunizuar mbi 12 mijë qytetarë, prej dozën e dytë e kanë marr 2 mijë e 195.Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, Arbnore Nishori, mbikëqyrëse procesit të vaksinimit në Komunën e Prizrenit e cila tha se procesi i vaksinimit masiv në këtë komunë po shkon pa telashe.Ajo tha se aktualisht janë duke vaksinuar vetëm personat që përfshihen në fazën e dytë të planit të vaksinimit.

“Procesi i vaksinimit në komunën e Prizrenit është duke u zhvilluar në rregull, gjithmonë sipas rekomandimeve të IKSHP-së, dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Momentalisht jemi duke vaksinuar qytetarët qe i përkasin kategorive të lejuara për vaksinim si të moshuarit mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë gjithmonë me dëshmi përkatëse, mësimdhënësit, forcat e sigurisë si Policia dhe FSK, profesionistët shëndetësorë. Deri më tani me dozë të parë janë vaksinuar 9 mijë e 993 persona, ndërsa me dozën e dytë janë vaksinuar 2 mijë e 195, ndërsa totali është 12 mijë e 188 vaksina të aplikuara në komunë tonë”, tha ajo.

Vetëm gjatë ditës së martë, deri në mesditë, në qendrën e vaksinimit në sallën sportive “Sezai Surroi” në Prizren janë vaksinuar mbi 300 persona, por Nishori njoftoi se brenda ditës shifrat e vaksinimit mund të shkojnë edhe deri në 500.Koordinatorja e kësaj qendre të vaksinimit tha se përkundër që në dispozicion i kanë edhe llojin e vaksinave AstraZeneca por edhe Pfizer, kjo e fundit po kërkohet më shumë nga qytetarët.

“Nga ora 07:00 e deri më tani janë vaksinuar gjithsej 303 qytetarë. Brenda ditës mund të arrijë vaksinimi deri në 500 qytetarë. Interesimi është i madh edhe i qytetarëve që nuk i përkasin kategorive, prandaj edhe jemi të detyruar t’i kthejmë ata dhe të presin kohën kur na lejohet edhe neve për t’i vaksinuar. Për momentin vaksinohen qytetarët qe aplikojnë në E-Kosova dhe kanë terminin e caktuar… në dispozicion i kemi të dy llojet e vaksinave preferenca është më e madhe për Pfizer”, theksoi ajo.

Gjatë ditës së djeshme në Kosovë ka arritur kontingjenti me dozat e vaksinave Pfizer që janë blerë nga qeveria e Kosovës. E për këtë Nishori tha se tashmë janë njoftuar por ende nuk e dinë se sa vaksina do t’i kenë si komunë në dispozicion nga ky kontingjent.Por ajo shtoi se kanë bërë përgatitjet e nevojshme edhe për vaksinim më intensiv të qytetarëve.

“Në komunën tonë punojnë me dy ndërrime paradite dhe pasdite dhe kemi hapësirë të mjaftueshme për te arritur për t’i vaksinuar qytetarët që duan dhe që i përkasin kategorive të caktuara he të lejuara…qendra është mjaftueshëm e madhe dhe kemi hapësirë të mjaftueshme dhe kemi ekipe të mjaftueshme për vaksinim… për momentin punojmë me 11 ekipe por mund ta rrisim numrin e ekipeve deri në 18”, u shpreh Nishori.

Nga 15 qershori në Kosovë ka nisur procesi i vaksinimit masiv kundër Covid-19 dhe deri më tani janë vaksinuar mbi 160 mijë qytetarë, prej tyre mbi 32 mijë janë imunizuar edhe me dozën e dytë.Ndërsa, krahas donacioneve me doza të vaksinave të llojit Pfizer dhe AstraZeneca nga COVAX dhe Bashkimi Evropian, edhe qeveria e Kosovës ka blerë 1.2 milion vaksina nga kompania prodhuese Pfizer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *