Jakup Krasniqi niset për në Hagë
Pas më shumë se nëntë orëve bastisje, pjesëtarët e EULEX-it kanë nxjerrë nga shtëpia e tij, ish-anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Jakup Krasniqi.
Avokati i ish-kryeparlamentarit, Valon Hasani konfirmoi që Krasniqi tashmë është nisur për në Hagë dhe se shumë shpejt do të dihet edhe dita e seancës.
Po ashtu është bërë e ditur që edhe shtëpia e Krasniqit në fshat është bastisur.