Vetura bie në lumë, lëndohen gjashtë persona në një aksident në Prizren
Gjashtë persona janë lënduar në Prizren në një aksident që ka ndodhur të hënën pas mesnate.
Policia në Prizren ka bërë të ditur se në këtë aksident i përfshirë ka qenë një automjet i udhëtarëve.
“Dyshohet se deri tek aksidenti është ardhur kur drejtuesi i automjetit, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes ndaj kushteve të rrugës, humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe bie nga ura poshtë. Si pasojë, lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi i automjetit dhe pesë pasagjerët e tij”, thuhet në raportin e Policisë.
Të lënduarit pas trajtimit mjekësor janë liruar për në shtëpi.