Në 10 shtëpi vendosen dyer dhe dritare nga Shoqata Humanitare “Bereqeti”
Në një njoftim Këshili i Bashkësisë Islame në Prizren njofton se përmes sekrorit humanitarë, degës së Shoqatës “BEREQETI” është duke e zbatuar projektin Humanitar për vendosjen e dyerve dhe dritareve nga PVC Plastika për 10 shtëpi të familjeve në nevojë të cilat janë ndërtuar nga Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Prizren.
Njoftimi i plotë:
PROJEKT HUMANITAR:
DYER DHE DRITARE NGA PVC PLASTIKA
INVESTITOR:
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME NË PRIZREN
SHOQATA HUMANITARE”BEREQETI” Dega Prizren.
Këshili i Bashkësisë Islame në Prizren përmes sekrorit humanitarë, degës së Shoqatës “BEREQETI” është duke e zbatuar projektin Humanitar për vendosjen e dyerve dhe dritareve nga PVC Plastika për 10 shtëpi të familjeve në nevojë të cilat janë ndërtuar nga Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Prizren.
KBI në Prizren i është mirënjohës bamirësve për bashkëpunimin me Shoqatën Humanitare “BEREQETI” dega në Prizren.
Njëherit inkurajojmë njerëzit e vullnetit të mirë që ti bashkangjiten këti aksioni humanitarë.
“BEREQETI”
dega Prizren
13.07.2021