LDK: Komuna e Prizrenit e paaftë të realizoi edhe projektin e sigurimit të shujtave ditore për mësimdhënës

Në vazhdën e dështimeve të njëpasnjëshme, Komuna e Prizrenit është shfaqur e paaftë të realizoi edhe projektin e sigurimit të shujtave ditore për mësimdhënës.

Në bazë të kontratës kolektive, arsimtarëve ju takojnë;

– një shujtë ditore dhe pagesa e udhëtimit (për ata që udhëtojnë).

Përmbushja e këtyre, sipas kontratës, janë  obligative për komunat.

Komuna e Prizrenit, e paaftë siç është nuk ka arritur ti përmbushi këto dy zotime kontraktuale me procedurë të rregullt, duke bërë që këto të drejta, arsimtarët ti realizojnë vetëm përmes procedurave gjyqësore që nënkupton se  Komuna e Prizrenit, tash po i paguan me përmbarues që rritë shumë koston dhe për rrjedhojë i shkakton dëme të mëdha buxhetit komunal.

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren është në vazhdimësi në kontakt me komunitetin arsimor të cilët janë jashtëzakonisht të pakënaqur me keqmenaxhimin, keqpërdorimet, nepotizmin e theksuar dhe dështimet e shumta të administratës komunale për të përmbushur nevojat dhe kërkesat e këtij komuniteti.

Prizren

15. korrik 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *