Vdekje e dyshimtë në Prizren
Gjatë ditës së djeshme një burrë ka vdekur në rrethana të dyshimta në Prizren.
Viktima ishte dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal të Prizrenit, ku vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku.
Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, të cilët kanë njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore.
Trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, aty ku do t’i bëhet autopsia, për ta zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes.
“Prizren, 22.07.2021 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte sjellë në spitalin rajonal pa shenja jete, vdekjen të cilit e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore. Me urdhër të prokurorit viktima është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.