562 raste të reja me COVID-19 dhe 2 viktima në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.085 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 504.817 doza të vaksinës.
Deri më sot 170.852qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 5.272 testime, 562 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 78 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.843.
Në total numri i rasteve aktive është 2.640.