Shaqir Totaj: Po e marrë zyrtarisht vendimin për ta udhëhequr betejën për ta çliruar qytetin
Prizreni është qyteti ku kam krijuar familjen time. Prizreni është qyteti ku miqtë e mi jetojnë. Prizreni është shtëpia ime dhe e mijëra qytetarëve, në mesin e tyre nga fe e kombësi të ndryshme. Prizreni ka kohë që vuan e veçmas muajve të fundit. Problemet dhe nevojat e vërteta të qytetit tonë janë neglizhuar për një kohë të gjatë nga qeverisja aktuale e komunës dhe të gjithë qytetarët e Prizrenit, të bashkuar si një trup, duhet ta rregullojnë këtë situatë.
Duke shpallur kandidaturën time për kryetar të Prizrenit, po e marrë zyrtarisht vendimin për ta udhëhequr betejën për ta çliruar qytetin tonë nga sundimi i një administrate që u kujdes ta menaxhoj degradimin komunës në vend se ta përmirësonte jetën e të gjithë neve.
Kam marrë mbështetje dhe inkurajim të jashtëzakonshëm nga qytetarë të shumtë , prej anëtarëve të PDK-së, ish kolegëve të profesionit, miqve, fqinjëve dhe bashkëqytetarëve në lagjet dhe fshatrat e qytetit që janë bindur se të gjithë ne duhet të angazhohemi për ta bërë qytetin tonë një vend më të mirë ashtu si e meriton të jetë.
Na priftë e mbara.