Zafir Berisha: Shteti dhe pushteti nuk janë njejtë… shteti nuk ka faj që hajdutët dhe infantilët e qeverisin Prizrenin dhe Kosovēn!
Të nderuar miq,
Mos ju besoni thirrjeve të mashtruesve dhe hipokritëve, por edhe nese ju besoni, si që ju besova unë, kur përballeni me situata si në këtë foto, mos e shani shtetin që është bër me shumë sakrifica, po shane pushtetin edhe atë mos ja ndalni nga mëngjesi deri në mbrëmje!!!
Si qytetar i përgjegjshëm, ju përgjigja thirrjeve pêr vaksinim dhe aplikova përmes platformës “eKosova” ku mora ketë mesazh “I/E nderuar,
Ju sapo keni ndarë terminin për vaksinim kundër COVID 19 me datë 17/08/2021 në ora 9:00, në qendrën e vaksinimit QVC Salla sportive “Sezair Surroi” Prizren – Prizren .”
Mirpo për fat të keq në ora 9:00, gjeta disa qindra qytetar të mllefosur e në temperatura jo normale duke pritur nëpër kolona të gjata, e shumē duke u kthyer pa u vaksinuar nga kishin ardhë, të cilët nga nervoza nuk dinin me dalluar shtetin nga pushteti kur u shanin, me disa u deshtë me u ndal e me ja u spjegu që shteti dhe pushteti nuk janë njejtë, pushtetin nga mengjesi …. deri mremje shane, po jo edhe shtetin se shteti nuk ka faj që hajdutët dhe infantilët e qeverisin Prizrenin dhe Kosovēn!
Zafa