13 viktima dhe 1 mijë e 901 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 21.719 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 729.554 doza të vaksinës.
Deri më sot 244.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 10.848 testime, 1.901 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 13 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 433 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.999.
Në total numri i rasteve aktive është 21.922.