LDK: Në Prizren rrugët e ndotura e parqet e gërditshme nga pisllëku
Përmes një komunikate për media, Dega e LDK-së e kritikon pushtetin lokal se nuk ia ka dalur të përkujdeset as për shërbimet minimale ndaj qytetarëve, përkujdesi ndaj parqeve dhe hapësirave publike është lënë në mëshirën e fatit.
Komunikata e plotë:
Të dashur qytetar të Prizrenit,
– Kjo është gjendja e mjerueshme e parkut të Marashit.
– Në kulmin e virozave të stinës e të pandemisë, kur më së shumti ka nevojë për kujdes të shtuar në pastërti e rregull, Prizrenin e kanë mbuluar mbeturinat e pisllëqet gjithandej..
– Ky pushtet, nuk ia ka dalur të përkujdeset as për shërbimet minimale ndaj qytetarëve, përkujdesi ndaj parqeve dhe hapësirave publike është lënë në mëshirën e fatit.
– Rrugët e ndotura e parqet e gërditshme nga pisllëku që i ka kapluar, janë pasqyra reale e dështimit total të kryetarit Haskuka dhe kabinetit të tij.
Paaftësia e tyre për tu dalë në ballë përgjegjësive që u takojnë, gati që është e pamundur të përshkruhet me fjalë.
Prandaj, të dashur qytetar, mbajini në mend këta që dështuan të përmbushin çka premtuan dhe ndëshkojini me votë.
Vota është arma më e fortë në demokraci, përdoreni atë për të mirën tuaj, familjeve dhe gjithë komunitetit.
LDK-ja ka plan konkret për çdo problem, mungesë e nevojë tuajen. Ditëve në vijim do të informoheni në detaje.
Së bashku do ti largojmë dështaket, sepse Prizreni meriton më mirë!