Anton Quni: Qyteti po i vuan pasojat e keq qeverisjes
Anton Quni gjatë një vizite në Qendrës sportive tha se ” qendra Sportive “Sezair Surroi” në Prizren, gjithashtu po i vuan pasojat e qeverisjes amatoreske”
Njoftimi i plotë:
– Qendra Sportive “Sezair Surroi” në Prizren, gjithashtu po i vuan pasojat e qeverisjes amatoreske.
– Punimet e filluara në projektin e një pishine sportive dhe ato në një fushë për apasionantët e rroshullave, tash më janë shndërruar në gërmadha.
– Kështu si në shumë dështime të tjera, edhe këtu, paratë e taksapaguesve prizrenas janë derdhur kot, sepse Qendra Sportive, e vetmja në Prizren, është ngulfatur nga gërmadhat, balta dhe demolimet, pa investime, pa mirëmbajtje, e lënë si mos më keq.
Të dashur qytetarë të Prizrenit,
– ju meritoni më mirë e më shumë se kaq. Ne do tu japim rinisë dhe klubeve e ekipeve sportive vendin e merituar duke investuar në infrastrukturë, mirëqenje dhe në zhvillimin e aktiviteteve të tyre sportive.
– Kjo qeverisje është e mbaruar dhe duhet ndëshkuar!
#ZgjedhjetKomunale
#LDK
Anton Quni e ka vizituar edhe fshatrat Sërbicë e Ulët dhe Sërbicë e Lartë…
Njoftimi i plotë:
– Pas ankesave të shumta të banorëve të fshatrave; Sërbicë e Ulët dhe Sërbicë e Lartë, së bashku me ekipin tim, kryesuesin e listës, ekspertin e infrastrukturës rrugore, Hanefi Muharremin, kemi vizituar për të parë nga afër devijimin e projektit të rrugës që ishte paraparë të lidhte Sërbicën e poshtme me atë të lartën.
– Qeveria lokale, pa parametra, e ka ndryshuar projektin dhe e ka devijuar rrugën për tek lokacioni i ri i varrezave.
– Shqetësimeve dhe indinjatës së banorëve të këtij lokacioni u bashkangjitemi dhe ne, duke i bërë thirrje zëshëm Prokurorisë, që të dalin në teren dhe ta hulumtojnë këtë rast të dyshimt.