Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Vërmicë, policia i gjeti 120 thasë miell pa dokumentacion

Policia e Kosovës në Vërmicë gjatë patrullimit, kishte ndaluar automjetin me targa të Shqipërisë të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, i cili në automjet kishte të ngarkuar 120 thasë me miell për të cilin nuk posedonte asnjë lloj dokumentacioni.

I dyshuari së bashku me automjet me mall është shoqëruar në stacion policor, ndërsa në rast janë kyçur edhe inspektorët e tregut.

Automjeti me mallra, janë sekuestruar përkohësisht për procedura të mëtejme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *