Totaj: Me hasianët e mijë diskutuam vëllazërisht për Hasin
Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shpalosur sot programin e tij zgjedhor në disa fshatra të Hasit.
Totaj thotë se në këto fshatra ka marrë mbështetje për zgjedhjet e 17 tetorit.
“Këtë të diele e kalova në Has, vendin tim të bukur. Edhe kësaj radhe, me hasianët e mijë diskutuam vëllazërisht për Hasin e Prizrenin”, shkruan Totaj.
“Në takimet e shumta me qytetarë, shpalosa programin e PDK-së për Prizrenin. Qytetarët shpjeguan nevojat e kërkesat e tyre, të cilat nuk u plotësuan nën udhëheqjen katër vjeçare të Haskukës”.
“Përkrahja e banorëve në Gjonaj, Krajk, Lukinaj, Romaj, Kushnin, Kabash, Lugisht e Dedaj për PDK-në e ekipin tim është e fuqishme. Nga bashkëbisedimet me banorët e këtyre fshatrave, kuptova se fitorja jonë në zgjedhjet e 17 tetorit është e pashmangshme”.