Bastiset shtëpia e Hashim Thaçit, banesa e Kadri Veselit dhe zyret e PDK-së
Vetura të shumta të Policisë së Kosovës janë parë në mëngjesin e së premtes pranë shtëpisë së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.
Një ditë pas transferimit të Thaçit në Hagë, policia e EULEX-it kanë zbarkuar në shtëpinë e Thaçit.
Aty gjendet edhe Policia e Kosovës.
Ndërkohë, në shtëpinë e Thaçit ka mbërrijtur edhe deputeti Abelard Tahiri, i cili ka qenë këshilltar i ish-presidentit për vite të tëra.
Bastiset edhe banesa e Kadi Veselit.
Zyrtarë të EULEX’it kanë filluar bastisjen në banesën e ish-kryetarit të PDK’së, Kadri Veselit.
Para shtëpisë së tij, janë parë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Zyrtarë të EULEX’it kanë shkuar sot edhe te zyrat e PDK-së në Prishtinë.