ME AKTIVITETE TË NDRYSHME PO SHËNOHET DITA E DËSHMORËVE TË KOMUNËS SË PRIZRENIT
Të mërkurën, me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, filluan aktivitetet për shënimin e Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prizrenit.
Nahit Rexhepi, e përkujton me dhimbje por edhe krenari birin e tij të shtrenjtë, Hysenin, i cili u flijua për lirinë e Kosovës me rastin e shënimit të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prizrenit.
Familjarë të dëshmorëve, invalid e veteran të UÇK-së, zyrtarë të lartë komunal dhe institucioneve të tjera , u mblodhën të mërkurën në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, për të përkujtuar të rënët për lirinë e Kosovës me rastin e shënimit të Ditës së Dëshmorëvë të Komunës së Prizrenit.
Kreu i komunës, Mytaher Haskuka, tha se dëshmorët janë më meritoret që sot ne frymojmë lirshëm, dhe vepra e tyre duhet të jetë udhërrëfyes i një të ardhme më të ndritur të vendit për të cilen gjë duhet të janë të vetëdijshme edhe gjeneratat e reja se sa e vështirë ka qenë rruga drejt Lirisë.
Sekretari i degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, tha gjithashtu se sot është një ditë e rëndësishme në përkujtim të atyre që nuk sakrifikuan asgjë nga vetja për çlirimin e vendit.
Pas Landovicës, aktivitetet për shënimin e kësaj Dite kanë vijuar me homazhe në Monumentin e Lirisë para shtatores së, Remzi Ademaj dhe në Malësi të Re ku do të bëhet inaugurimi i Memorialit kushtuar heroit, Besim Nrecaj. / Tv Prizreni