Hoti pas akuzave të Speciales: Ta ruajmë stabilitetin e institucioneve

Në situatën e re të krijuar kur presidenti ka dhënë dorëheqje duhet të ruhet stabiliteti i institucioneve. Qeveria zotohet se do të punojë me përkushtim. Presim bashkëpunimin e të gjithëve, bashkëpunimin e Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që t’i realizojmë projektet e mëdha që i kemi para vetës, që janë me rëndësi nacionale. Qeveria e Kosovës pret nga të gjithë të vazhdojnë të demonstrojnë kulturë të lartë politike, ka thënë kryeministri Avdullah Hoti.

Kështu ka thënë Hoti në mbledhjen e ekzekutivit një ditë pasi Specialja arrestoi presidentin e vendit, Hashim Thaçi, ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe shefin e deputetëve të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në mbledhjen e Qeverisë ka përshëndetur, siç ka thënë ai, sjelljen e përgjegjshme gatishmërinë për të bashkëpunuar me drejtësinë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Ai tha se populli i Kosovës luftoi për liri e pavarësi.

“Populli i Kosovës nuk luftoi në tokë të huaj por në oborrin e vet për të mbrojtur pragun e shtëpisë. Agresori ishte Serbia. Askush asnjëherë nuk ka asnjë dilemë për këtë”, tha Hoti.

“Duhet të tregojmë urtësi e vizion për të përballuar këtë sprovë dhe të dalim faqebardhë”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *