NË PRIZREN U MBAJT AKTIVITETI “DITA PA MAKINA”

Të premten në Prizren, është organizuar aktiviteti “ Dita pa makina”, me ç’rast për dy orë rresht ka qenë e bllokuar rruga kryesore në qytet, një pjesë e aksit rrugor “Remzi Ademaj” dhe “Adem Jashari” .

Të premtën në këtë organizim të komunës së Prizrenit, janë zhvilluar aktivitete rekreativo- sportive e kulturore kryesisht nga nxënësit e shkollave të komunës së Prizrenit, organizma sportiv dhe ata të shoqërisë civile përfshirë anëtarët e shoqatave me aftësi të kifizuar.

Kryetari i komunës, Mytaher Haskuka, i shoqëruar edhe nga zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, ka përcjellë nga afër këto aktivitete, duke përmendur angazhimet që ka komuna për një ambient sa më të shëndoshë përmes projeketeve të ndryshme edhe me organizata ndërkombëtare, dhe tha se së shpejti do të bëj publike edhe planet konkrete për më shumë shtigje për biçiklistë në qendër të qytetit dhe jo vetëm.

Zyrtari i Ministrisë së Mjedisit, Besmir Kokollari, tha se ky organizim ka për qëllim edhe ngritjen e vetëdijes qytetare kundër ndotjes së ambientit, dhe se pa mbrojtjen e ambientit, nuk mund të kemi zhvillim të qendrueshëm,tha ai. Pjesëmarrësi i këtyre aktiviteteve, Besim Smaili, tha se ndjehet i lumtur që është pjesë e këtij organizimi duke lëvizur lirë me biçikleta në rrugë, dhe apeloi që në të ardhmen të ketë më shumë hapësira për lëvizjes më të lirë të qytetarëve.

Ndryshe, “Dita pa makina” është një ngjarje e lirë ndërkombëtare, e cila organizohet me qëllim të shfrytëzimit të sa më pak makinave, si një prej ndotësve kryesorë të ajrit dhe nxitjes për përdorim të transportit urban dhe biçikletave. /Tv Prizreni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *