Petrit Hoxhaj: Pres përkrahje nga të gjithë ju që të jem zëri juaj
Unë jam Petrit Hoxhaj. Kam mbaruar Fakultetin e Juridikut dhe jam ne perfundim te Fakultetit Ekonomik.
Kam perfunduar Trajnime te ndryshme ne Fushën e Menagjimit brenda dhe jasht vendit.
Kam qenë Asambleist ne mandatin qe po e lëmë pas nga rradhet e LDK-së me mbi 500 vota.
Në garën e 17 tetorit, mund të më votoni duke votuar së pari numrin 144 dhe pastaj numrin tim 2 te listës se VETËVENDOSJES!
Më e rëndësishme se vota për mua është vota për Kryetarin MYTAHER HASKUKA. Ai është kandidati më i mirë, i heshtur, aktivisht shembullor, shok i ndershëm.
Premtoj qe bashkë me Kryetarin MYTAHER HASKUKA, do të angazhohemi me tërë qënien tonë në vazhdimin e punëve te mira per Qytetin e Prizrenit.
Diçka që është e rëndësishme kesaj rradhe, është që do ta kemi shumë lehtë që ta zhvillojmë Qytetin tonë sepse e kemi Albin Kurtin kryeministër dhe nuk do te bllokohemi nga lartë siq është blloku mbi 2 vite.
Sot 1 muaj, me 17 tetor do te dalim per votime, pres perkrahje nga të gjithë ju qe të jem zëri juaj si i zgjedhur per Asamble Komunale.
MYTAHER HASKUKA – për kryetar 1️⃣4️⃣4️⃣
PETRIT HOXHAJ – për asamble 2️⃣