Udhetimi im drejt rrugës së kandidimit nuk është i rastësishem, jashtë kësaj kam qenë zëri i qytetarit dhe jam marrë me brengat e tyre

Udhetimi im drejt rrugës së kandidimit nuk mund të quhet në asnjë mënyrë i rastësishem sepse edhe jashtë kësaj kam qenë zëri i qytetarit dhe jam marrë me brengat e tyre.

Këtu janë renditur disa nga çështjet dhe problematikat për të cilat kam kërkuar zgjidhje në vazhdimësi, në rrjetet sociale, protale, por edhe në takimet me qytetarët dhe zyrtarët komunal. E di që nuk jam i vetmi që kam kërkuar zgjidhjen e këtyre problemeve, por megjithatë kam qenë NJË ZË më këmbngulës. Në vijim janë disa nga këto çështje:

– Vendosjen e flamujve në rrethrrotullimet kryesore të qytetit.

– Bllokimi i ndërprerjeve në rrugën me dy kahje “Tahir Sinani”(Ende e pa zgjidhur).

– Nderhyrjen ne  rrethrrotullimin e stërngarkuar në Lagjen “Bajram Curr”(ende e pa zgjidhur).

– Vendosja e një kabine pritjeje për udhëtarët e shumtë të rajonit  përballë ETC-së. (Ende e pa zgjidhur pa harruar se shumica e tyre jane edhe kliente te rregullt te kesaj kompanie).

– Dorëzimi personalisht i kërkesave të shumta si kopje fizike nga banorët e Zhurit me rrethinë të përpiluar në Zhuri – forum, drejtorëve të komunës prej fillimit të mandatit të tyre.

– Kërkesë për sqarim të detajuar rreth punimeve të shumë gurëthyeseve rreth kodrinave të Zhurit.

– Ngritja e shqetësimit rreth shpronësimit të pabarabartë të pronave në ndërtimin e autostradës, si dhe shfytëzimi i padrejtë i lëndës së parë.

– Kërkesa për përshpejtimin e ndërtimit të sallës së Edukatës Fizike në Zhur (e përfunduar).

– Kërkesë dhe ankesë për zgjidhjen e problemit të famshëm dhe të stagnuar të Shtëpisë së Kulturës në Zhur.

– Kërkesë për zgjidhjen e problemit të ujit të pijes në fshatin Zhur. 

– Iniciator i donacionive të ndryshme ndër ta edhe ai i dhurimit të mbi 300 titujve të librave për pasurimin e bibliotekës së Shkollës Fillore “Dëshmorët e Zhurit” në Zhur.

– Kritika të shumta ndaj parregullsive që kam hasur në çdo

qeverisje lokale në Prizren, pavarësisht partive që kanë udhëhequr.

– Kritikë ndaj parregullsive të shumta në zonën historike të qytetit, prej zënies së padrejtë të hapësirave publike nga kafiteritë, deri në tejkalimin e lejeve të ndërtimit.

– Ankesë për mënyrën e shfrytëzimit të Parkut të qytetit.

– Kërkesë kryetarit të Prizrenit për ndarjen e çmimit “Abdyl Frashëri” nga KK Prizrenit ne simbol te dites te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit.

– Kërkesë e parashtruar në mbledhje për “Planifikimin e Buxhetit 2022/2024  të KK Prizren për pagesën e transportit të mësimdhënësve udhëtarë të shkollës “11 Marsi” Prizren.

– Kam organizuar takim me të plagosurit e demonstratës së viti 1989 në Zhur, me qëllim zgjidhjen e statusit të tyre dhe do të vazhdoj edhe më tutje.

Të gjitha këto çështje të ngritura nuk do të kishin bërë jehonë pa përkrahjen dhe publikimin e dy mediave: Televizioni Prizrenit  dhe portalit Prizreni Sot, për kontributin e të cilëve jam thellësisht mirënjohës. Prandaj, në mënyrë që të vazhdoj ta ngrisë zërin aty ku duhet dhe ku merren më shumë parasysh për zgjidhjen e shumë çështjeve të pazgjidhura me të cilat përballen qytetarët e Prizrenit, më duhet edhe besimi i juaj në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Lëvizja VETËVENDOSJE 144

Adil Memaj                           38

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *