Shaqir Totaj: Rinia është e ardhmja e Prizrenit
Shaqir Totaj, kandidat për Kryetar të Komunës së Prizrenit në zgjedhjet e 17 tetorit, në orët e pasitës së të shtunës, në Lagjen “Bajram Curri” ka takuar Rininë Demokratike dhe strukturat e kësaj nëndege, para të cilëve ai ka shfletuar në pika të shkurtëra Programin Zgjedhor të PDK-së.
Shaqir Totaj, para të rinjëve ka numëruar disa nga prioritet e qeverisjes së ardhshme katërvjeçare, duke u ndalur në veçanti: në Funksionalizimin e Zonës ekonomike, në krijimn e kushteve për biznese dhe veprimtari zejtare, për rregullimin dhe funksionalizim të infrastrukturës me standarde, për krijimin e kushteve për turizëm, për zhvillimin e arsimit, mjeksisë, bujqësisë, për dhënien fund të nepotizmit dhe filtrimit politik të të rinjëve.
Në vazhdim të fjalës së tij Shaqir Totaj është ndalur edhe për kushtet që do t’i krijon komuna për të rinjët prizreas, siç janë: funksionalizimi i Qendrës Rinore, Fondi Rinor, mbështetje e merituar për klubet sportive, ku të rinjët tanë do të ndihen të dinjitetshëm. Pastaj do të mbështeten organizmet e festivale, aktiviteteve kulturore, ku gjithsesi rinia zë një vend të merituar në shoqërinë tonë.
Me fitoren e PDK-së në Prizren, të rinjët prizrenas do të ndihen më të realaksuar, sepse një qytet studentor, nuk mund të paramendohet pa një bibliotekë me standarde evropiane, pa një sallë koncertale në kauadër të shkollës së muzikës dhe pa ndërtimin e një Tetari Profesional. Të gjitha këto nuk janë vetëm prmetime, por do të jenë prioritet i imi, e që jam i bindur se është edhe prioritet i juaj, ka përfunduar Shaqir Totaj.
Ndërsa të rinjtë, të entuziazmuar janë zotuar se do të angazhohen maksimalisht për fitoren e PDK-së, sepse fitorja e PDK-së është fitore për Rininë e Prizrenit.