Tifozët e Trepçës sulmojnë basketbollistin malazez të Prizrenit

Është zhvilluar ndeshja e Superligës së basketbollit të Kosovës në mes të Trepçës dhe Prizrenit -16.

Skuadra nga Mitrovica fitoi këtë sfidë me rezultat 97-90, shkruan Indeksonline.

Një ndeshje të nxehtë dhe me shumë emocion e ka prishur një sulm fizik që ka ndodhur ndaj një basketbollisti të Prizrenit.

Malazezi Ivan Koljevic është sulmuar nga disa tifozë të Trepçës në Palestrën Minatori.

Indeksonline ka siguruar disa fotografi të lëndimit të 37 vjeçarit.

Koljevic ishte një nga më të mirët në parket me 25 pikë e 9 asistime. /IndeksOnline/

Në një njoftim të KB Prizrei thuhet:

Përfundoi ndeshja : TREPÇA – PRIZRENI 16  97:90

Pas perfundimit te ndeshjes disa shikues sulmuan lojtarin Ivan Koljevic i cili tani me gjendet ne emergjenc.

Veprime te pa duhura qe zbehin imazhin e basketbollit e aq me shume nje trilleri basketbollistik e cila u zhvillua me loje burerore.

Tani mbetet ne dore te FBK-së për vendim korekt ngase Propozicionet e garave thojne :

EKIPA NIKOQIRE ËSHTË PËRGJEGJËS PËR SIGURIMIN E MUSAFIRËVE , PARA , GJATË DHE PAS PËRFUNDIMIT TË NDESHJES.

E kjo qka ndodhi ishte në interval e lojës. Tani organet kompetente le të vendosin.

Ndërsa pas publikimit te fotove nga Indekxonline KB Prizreni 16 shkruan:

Kjo fotografi është ajo më së paku që i nevojitet sportit në tërësi.

Kërkojm nga policia e Kosovës që të arrestuarit të dënohen me dënim meritorë dhe skenat e tilla mos tê përsëritën më.

Për çdo kritikë puna e delegatit i cili lejoi të pranishëm më shumë shikues të cilët shkaktuan dhunën.

Turp

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *