Bajram Kastrati: Kabllot e rrymes në shtyllat elektrike, në Prizren dhe fshatra janë nje rrezik permanent për qytetarët

Bajram Kastrati kandidatë për Kuvendin e Prizrenit thotë se “kabllot e e rrymes dhe kabllot tjera në shtyllat elektrike, në Prizren dhe fshatra janë nje rrezik permanent  për qytetarët”.

”Në shumë rrugë të Prizrenit kemi shtylla gati të rrëzuara dhe në cdo moment rrezikohet që të kalohet pranë tyre. Në një pjesë të madhe nga këto rrugë  ka me vite të tëra shtylla tjera të vendosura afer tyre, neglizhenca e organeve përkatëse ka bërë që të mos bëhet transferimi i kabllove në shtylla tjera” thotë ai.

Sipas Bajram Kastratit rrjeti elektrik është kopetencë e koorporates energjetike KEDS, por Komuna nuk guxon të lejoj një sistem të tillë që rrezikon qytetarët e saj.

“Me një kërkesë nga drejtoria e inspektoriatit për një intervenim të menjëhershëm, do kërkojmë të rregullohet infrastruktura kabllore  me kushte dhe standarde normale” thotë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *