Veteranët e UÇK-së të fshatit Piranë në përkrahje të fuqishme të kryetarit në ardhje të komunës, Shaqir Totaj dhe PDK-së





Kandidati I PDK-së për kryetar të komunës së Prizrenit takoi veteranet e UÇK-së të fshatit Piranë dhe vlerësoj lartë kontributin e tyre gjatë luftës për liri dhe shtet. Veteranet e UÇK-së, për mua dhe Partinë Demokratike të Kosovës janë dhe mbetën vlerë sublime e shoqërisë sonë jo vetëm për lirinë e Kosovës por janë edhe promotor të proceseve të shtet-ndërtimit të Kosovës .

Ju, familjet tuaja, dhe të gjitha kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, do të jeni bashkë-vendimmarrës gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës të komunës sonë.

Komuna është e të gjithë qytetarëve, unë si kryetar do implimentoj në politikat tona publike nevojat, idetë dhe propozimet që janë në përputhje me ligjet dhe normat demokratike vendimmarrëse.

Veteranet e Piranës i premtuan kryetarit, Shaqir Totaj se ai dhe PDK-ë, nuk kanë alternativë në Prizren, do të angazhohen fuqishëm për fitore madhështore, më 17 tetor 2021, në zgjedhjet lokale për komunën e Prizrenit. 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *