Kemajl Gegollaj: RRYMA! Hasi meriton më shumë investime e vëmendje, pse nuk e kuptoni
Kemajl Gegollaj, kandidat për Kuvendin Komunal i LDK-së ka thënë se “është e turpshme që sot në vitin 2021/22 t’a kemi temë diskutimi mungesën dhe kualitetin e energjisë elektrike”.
Postimi i plotë:
Është e turpshme që sot në vitin 2021/22 t’a kemi temë diskutimi mungesën dhe kualitetin e energjisë elektrike.
Qytetarëve nuk u interesojnë privatizimet e as pazaret politike. Qytetarët kërkojnë rrymë, ata duan standarde.
Rregullimi i rrjetit elektrik në HAS do të jetë prej qështjeve primare që do t’a paraqes te Kryetari i Komunës!
Hasi meriton më shumë investime e vëmendje, pse nuk e kuptoni ?
LDK