Ishte duke u shëtitur me një grua, vdes burri në Prevallë
Një person ka vdekur dje, derisa ishte duke u shëtitur në Prevallë.
Sipas Policisë, bashkë me viktimën ishte edhe një grua.
Ajo ka treguar se derisa ishin duke ecur, viktimës i ishte përkeqësuar gjendja dhe ishte alivanosur.
“Prevallë, 21.09.2021 -15:03. Gjersa viktima mashkull kosovar ishte duke shëtitur në pyll, bashkë me dëshmitaren femër kosovare, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe sipas dëshmitares është alivanosur. Në momentin e arritjes së njësisë policore në vendin e ngjarjes viktima nuk ka dhënë shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në njoftimin e Policisë.