Islam Ukimeri: Prioritet e PDK-së do të jetë përkrahja për personat me nevoja të veçanta

Anëtari i Kuvendit, Islam Ukimeri, njëherit kandidat për Kuvendin Komunal e ka vizituar Ali Martinajn me të cilin ka biseduar për përkarhjen e personave me nevoja të veçanta.

Njofitmi i plotë:

Njërin ndër takimet e shumta, të cilin për nga rëndësia e tij do e mbaj mend shumë gjatë, është takimi me Ali Martinaj nga lagjja Arbana, i cili që nga viti 2002 vuan nga sëmundja e sklerozës, ku si pasojë e saj tani e pothuajse 20 vite, fatkeqësisht ka mbet i palëvizshëm.

Me Aliun njihem personalisht qe një kohë të gjatë, ku në secilin takim diskutojmë tema të ndryshme, ndërsa sot, Aliu më premtoj që do e votoj PDK-në dhe mua si kandidat për Kuvendar, të cilin e falenderoj pa masë për besimin dhe sinçeritetin e tij.

Partia Demokratike e Kosovës në krye me Kryetarin Shaqir Totaj me ardhjen në pushtet, ndër prioritetet e shumta do ta ketë edhe përkrahjen për personat me nevoja të veçanta.

#PDK177

#ShaqirTotaj

#Islam Ukimeri 4

#BashkëpërPrizrenin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *