Haziz Hodaj: Ka shumë vite që përditshmëria ime është adresim i nevojave tuaja
Të dashur miq, të nderuar qytetarë të Hasit e Prizrenit, vëllëzër e motra!
17 tetori po vjen dhe ju duhet ta thoni fjalën tuaj. Atë ditë ju e përcaktoni drejtimin që komuna e Prizrenit do ta merr për 4 vitet e ardhshme.
Atë ditë përcaktohet drejtimi i komunës sonë, e ardhmja e familjeve e e fëmijëve tanë. Zgjedhja nuk merr shumë kohë. Efektet e saj ndihen gjatë.
Ka shumë vite që përditshmëria ime është adresim i nevojave tuaja. Pavarësisht nëse partia ime ishte në pushtet ose jo. Pavarësisht pozicionit, kërkesat tuaja e kanë përcaktuar agjendën time ditore.
Kam vendosur që këtë shërbim për Prizrenin e në veçanti për Hasin ta vazhdoj. E ndjej si nevojë dhe obligim. Ka qenë përcaktim i imi për të kontribuar në dekadat e kaluara. S’mund të jetë ndryshe as tani. Posaqërisht nga fakti se përjetuam 4 vjeçar zhgenjyes, njërin pas tjetrit.
Prizreni eksperimentoi mjaftueshëm. Është koha ta rikthejmë drejtimin e komunës sonë në kompetencë të shërbyesve të dëshmuar. Unë jam me ta, dhe jam për ta fuqizuar zërin tuaj, si i zgjedhur i juaji.
Bashkë më Kryetarin Anton Quni pres përkrahjen tuaj. Të gatshëm për të dëgjuar të gjitha opinionet tuaja.
Me respekt e mirënjohje deri në përulësi:
LDK 160 Anton QUNI – Kryetar
LDK 160 Haziz HODAJ – 3 – Anëtar i Kuvendit