Shaqir Totaj viziton Poslishtin, Billushën e Murademin; mbështetja për PDK-në në këto anë është e pakontestueshme
Pasditen e sotme Totaj i shoqëruar nga anëtarë të shtabit dhe nga kandidatët e zonës, vizituan Poslishtin, Billushën e Murademin nga ku morrën mbështetje e përkrahje të jashtëzakonshme.
Fshatërat e Prizrenit kanë shumë kapacitete për zhvillimin e turizmit, ne në planin tonë të qeverisjes kemi realizimin e fshatërat turistike, me shumë atraksione që do jenë magnet për turistët kombëtar e ndërkombëtat, fshatërat turistike përveç atraksionit turistik do të mundësojnë dhe zhvillimin ekonomik të pjesëve të ndryshme të komunës dhe më shumë prosperitet për gjithë komunën tonë.
Fitorja e PDK-së do të thotë më shumë zhvillim ekonomik, prosperite, jetesë më e mirë dhe fitore për gjithë qytetarët.