Babai nga Prizreni e lajmëron djalin në polici se po i shkakton dhunë psikike dhe fizike
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuare një person në Prizren, pasi i njëjti në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj babait të tij.
I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti po hetohet nga policia.
“Prizren, 27.09.201-21:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se, djali i tij i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë psikike dhe fizike ndaj tij. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.