Shaqir Totaj takon të rinjtë, u premton bashkëqeverisje për ndryshimin e Prizrenit
Në prani të të rinjve prizrenas, kandidati për Kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së Shaqir Totaj, i shoqëruar nga ish Kryetari i PDK-s dhe deputeti, Enver Hoxhaj, e ish Ministri i Rinisë Kulturës dhe Sportit e njëherësh edhe bartës i listës, Kujtim Gashi, bëri shpalosjen e Programit Zgjedhor të PDK-së “ Bashkë për Prizrenin”.
Fillimisht para të rinjve ka folur Kujtim Gashi, i cili në pika të shkurtra e ka shpalosur programin, ku në mes tjerash ka thekuar se rifunksionalizimi i Qendrës Rinore është më se e nevojshme për të rinjtë e Prizrenit, sepse të rinjtë nuk kanë vend ku t’i shprehin brengat dhe idetë e tyre për të ardhmen e tyre. Por krahas funksionalizimit të kësaj qendre parashihet edhe krijimi i Fondit për të rinjtë, që do të jetë një arsye më shumë që të rinjtë t’i besojnë PDK-së.
Kandidati për Kryetar të Komunës Shaqir Totaj, i’u ka premtuar bashkëqeverisje të rinjve për ndryshimin e Prizrenit.
“Rinia rrezaton shpresë e vullnet për ndryshime. Nga përkrahja e fuqishme që mora sot nga ta, kuptova që të rinjtë e Prizrenit kanë motivin e gatishmërinë për ta ndryshuar udhëheqjen e keqe të Haskukës. Në bashkëbisedimin me të rinjtë, e ku na nderoi me prezencën e tij miku im, Enver Hoxhaj, u shpjegova se me mua në krye të Prizrenit, do të themelohet Fondi Rinor e do të rifunksionalizohet Qendra Rinore si hapa të domosdoshëm për përkrahjen e munguar ndaj tyre. Zotohem se në mandatin e ardhshëm do të fuqizojmë rininë duke u ofruar perspektivë e të ardhme në Prizren. Bashkë për Prizrenin e të gjithëve” ka thënë ai.
Enver Hoxhaj, më pas ka kërkuar nga të rinjtë e pranishëm, që të angazhohen më shumë që fitoren e PDK-së në Prizren ta bëjnë realitet, sepse me këtë program që ka PDK-ja për rininë, nuk e ka asnjë parti politike dhe në këtë mënyrë oferta e PDK-së është ofertë serioze, që duhet të proklamohet, sepse Prizreni nuk e meriton një qeverisje siç e ka pasur këto katër vite.
Të rinjtë pjesëmarrës, janë zotuar se do të jenë më të angazhuar, sepse siç u shprehën ata, shumë të rionjë prizrenas po na afrohen pasi janë zhgënjyer nga modeli demagogjik i VV-së.